Dhunohet dëshmitari i Xhuvanit

24/02/2015 00:00

Enver Basha, i riu që ndihmoi policinë të neutralizojë Kostandin
Xhuvanin dhe që ndihmoi në arrestimin e tij u godit nga dy persona, të
cilët sipas policisë kanë patur një motiv që nuk lidhet me këtë ngjarje.

24-vjeçari, diten e arrestimit te Xhuvanit, ka deklaruar perpara punonjesve te policise se mori nje kercenim pak minuta pas arrestimit. Ne deshmine e tij ai tha se nje makine ju afrua pas arrestimit dhe e kercenoi. Pavaresisht verifikimeve policore, nuk rezultoi qe pretendimi i te riut te kishte ndonje baze. Sipas policise, asnje automjet nuk u afrua ne ate kohe ne baze edhe te deshmive te policeve te tjere.

Policia e Tiranes deklaron se veprimet e te riut ishin vendimtare ne arrestimin e Xhuvanit, ndaj duke qene nje deshmitar okular i ngjarjes ka qene ne mbikëqyrjen e policise gjate kesaj kohe. Policia thote se pavaresisht se ai nuk ka status te deshmitarit te marre ne mbrojtje eshte ruajtur prej tyre. Por, megjithese ka qene ne ruajtje ai eshte dhunuar rende nje nate me pare, edhe pse motivet sipas policise nuk lidhen me rolin e tij ne arrestimin e Xhuvanit.

Dy agresoret e tij jane arrestuar dhe kane deklaruar ne polici se motive nuk ka lidhje me arrestimin e Xhuvanit.

Top Channel