Kush do të jetë Christian Grey i ardhshëm?
24/02/2015 00:00
Jamie Dornan mund të mos interpretojë Christian Grey-n në dy filmat e ardhshëm të sagës sepse kështu i ka thënë bashkëshortja.
Sipas ‘Daily Mirror’, aktori ka shumë dyshime për të qenë pjesë e vazhdimit të sagës dhe për këtë arsye duhet gjetur një zëvendësues sa më shpejt.
Libri e përshkruan personazhin Christian Grey si të gjatë, të hollë, me muskuj, shpatullgjerë dhe me moshë 27-28 vjeç.
Disa kandidatë që do të ishin të përshtatshëm për këtë rol janë: Chris Pine, Ryan Gosling, Michael Fassbender, Channing Tatum dhe Henry Cavill.
Top Channel