Takimi ndërkombëtar për paqen, në shtator, 5 mije pjesëmarrës

24/02/2015 00:00

Tirana, një ndër kryeqytetet simbol të bashkëjetesës fetare në javën e
parë të shtatorit do të hapë dyert për mbi pesë mijë shtetas të huaj, të
cilët do të ndjekin nga afer, takimin ndërkombëtar për paqen, i cili do
të zhvillohet në kuadër të përkujtimit të 20-vjetorit të përfundimit të
luftës së fundit në Ballkan.

“Tirana do të mirëpresë rreth 5 mijë vizitorë të huaj, shumë prej tyre udhëheqës të besimit nga vende të ndryshme të botës, larg sa Azia, afër edhe sa fqinjët tanë në rajon. Më vjen mirë që në ato 3 ditë, Tirana do të jetë një kryeqytet i botës së besimit”, tha ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj.

Perfaqesuesit e komuniteteve fetare kane percjelle mesazhet e tyre per kete aktivitet, i cili ka ne qender paqen. Ne nje kohe, kur ne shume vende te botes, kryhen krime te renda ne emer te fese,Shqiperia kerkon te promovoje nje vlere te rendesishme te bashkejeteses fetare por edhe asaj qytetare.

“ISIS apo ajo që po ndodh në vende të tjera të botës dëshmon në fakt që nuk janë dallimet fetare ato që shkaktojnë konflikt, por janë diferencat midis një grupi njerëzish që vjen nga fe nga më të ndryshmet, por që beson tek paqja, tek virtyti, tek respekti, tek harmonia dhe një grupi njerëzish që pavarësisht besimit, beson një infrastrukturë dhe një filozofi e dhunës për të imponuar një mendim të caktuar si një sistem të caktuar”, tha Veliaj.

Ministri i Mirëqënies Sociale tha se Tirana ne datat 6,7 dhe 8 shtator do te jete kryeqyteti i botes se besimit. Gjate ketyre diteve do te zhvillohen 12 aktivitete te rendesishme qe do te ndiqen nga perfaqesues te rendesishem te besimeve ne bote. Misioni i ‘Sant Egidios’, ka zgjedhur Shqiperine si nje vend me te cilin ka marredhenie te hershme, por edhe sepse kërkon të dëshmojë që nuk janë dallimet mes besimeve por janë dallimet midis një sistemi vlerash që pavarësisht besimit respekton diferencën dhe promovon paqen. Qeveria shqiptare do mbështesë këtë aktivitet, si financiarisht ashtu edhe me infrastrukturën e nevojshme të sigurisë.

 

Top Channel