Çeki, masakër në një restorant, 8 të vrarë. Autoritetet: Nuk është sulm terrorist

24/02/2015 00:00

Një person i armatosur hapi zjarr në një restorant në lindje të Çekisë duke vrarë të paktën tetë persona, para se të kthente armën drejt vetes.

Mediat çeke njoftojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Uhersky Brod. Sipas zyrtarëve lokalë, një person i armatosur, i identifikuar si një 50-vjeçar me probleme mendore dhe banor i qytetit të vogël  është futur në restorant dhe ka hapur zjarr ndaj njerëzve që ndodheshin brenda.

Besohet se në momentin e të shtënave në restorant kanë qenë rreth 20 persona, klientë e staf.

Ministri i Brendshëm çek, Milan Chovanec përjashtoi pistën e terrorizmit dhe tha se e gjithë ngjarja e rëndë ishte pasojë e ‘çmendurisë së një personi të vetëm’.

Top Channel