BQE ndryshon prerjet prej 20 euro, janë më të falsifikuarat në treg

24/02/2015 00:00

Duke nisur nga 15 nëntori i këtij viti, Banka Qendrore Europiane do të hedhë në treg prerjet e reja të kartmonedhës 20 euro.

Në prerjen e re janë shtuar elementet e sigurisë, kjo për shkak se në bazë të hetimeve të policive europiane dhe të anti-krimit ekonomik, është prerja më e falsifikuar që kapet në treg.

Prerjet prej 20 eurosh janë të tretat që i nënshtrohen ndryshimeve. Më herët ndryshime kanë pësuar prerjet 5 dhe 10, të emëtuara respektivisht në maj të 2013 dhe shtator të 2014.

Ndryshimeve dhe përforcimit me elementë sigurie në të ardhmen do t’i nënshtrohen edhe prerjet 50, 100, 200 dhe 500 euro.

Top Channel