Arrestohet 20-vjeçari, kishte fshehur në trup 8 pako kanabis

24/02/2015 00:00

Një 20-vjeçar nga Korça është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në tentativë për të kaluar përtej kufirit një sasi droge. Erni Sadikaj ishte duke udhëtuar me autobus, kur gjatë një kontrolli rutinë u zbulua se kishte fshehur në trup 8 pako në formë çokollate.

I riu i kishte mbështjellë ato me letër natribani dhe kishte si synim që t’i kalonte ato në shtetin helen, ndërsa ka qenë një kontroll i policisë kufitare, ai që ka parë paketimet e dyshimta të çokollatave, të cilat në brendësi kishin cannabis sativa.

Pas arrestimit të të riut, burime të policisë bënë me dije se pesha e drogës ishte dy kilogramë, ndërsa po punohet për dokumentimin e ngjarjes.

Top Channel