Goditën policin rrugor, në pranga tre persona

24/02/2015 00:00

Efektivë të komisariatit numër dy të Tiranës ndaluan tre persona, që goditën për shkak të detyrës një efektiv të policisë rrugore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqyteti, kur efektivi i policisë, Bujar Bakalli ka zënë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor një automjet brenda të cilit udhëtonin tre personat.

Ata kanë kundërshtuar efektivin e policisë dhe janë përplasur edhe fizikisht me të. Është dashur ndërhyrja e grupit të gatshëm të komisariatit numër dy për të ndaluar tre personat dhe për t’i shoqëruar.

Ndaj të të ndaluarve efektivi i policisë ka dorëzuar një kallëzim me akuzën e ‘goditjes për shkak të detyrës’.

Top Channel