Albana është nga ato femra, që e dashurojnë bukurinë e përjetshme. Megjithatë, rrudhat kanë filluar të japin shenjat e para tek ajo.

“Jam mbi 40 vjeçe. Kam një vit e pak që ndiej pak rrudha në fytyrë dhe ballë, ndaj mendova përse mos t’i eliminoj ato që në momentet e para. Përse të mos kem ende pamjen e mëparshme rinore, sepse te ne femrat, por besoj edhe te meshkujt, ekziston ideja se pamja rinore të bën më entuziaste”.

Megjithëse ka provuar shumë mënyra, duket se asgjë nuk ka pasur efekt në fytyrën e zonjës nga Vlora.

“U drejtova fillimisht te kremrat, duke u informuar mbi to, veçanërisht për kremrat antirrudha që përdorin femrat mbi 40 vjeç. Të them të drejtën përdora një krem, i cili fillimisht u duk sikur më bëri efekt, por pastaj më dukej sikur u shtuan rrudhat. Pastaj kalova te vajrat bimore, duke përdorur vajin argan të cilin e blija në Itali, por sërish pa efekte kuruese, vetëm zbutjeje. Ndaj ka ardhur një fazë ku unë ndiej se kërkon një ndërhyrje”.

Në këto kushte, ajo vendosi të drejtohet te klinika “KEIT”, duke kërkuar një trajtim të posaçëm. E megjithatë, Albana tregon se ka pasur nga ata që e kanë paragjykuar.

“Për këtë trajtim disa më inkurajuan, ndërsa të tjerë më thanë jo. S’ke pse bën ndërhyrje, sepse natyrale je më e mirë. Por gjithçka varet nga njerëzit, nga tipat dhe intelekti i tyre, apo nga informacioni që kanë për të tilla ndërhyrje”.

Konsulta – “Janë dy zona të fytyrës që kanë trajtim specifik, pra trajtohen krejt ndryshëm nga njëri-tjetri. Në pjesën e rrudhave rreth syve dhe të ballit aplikohet botoks, një trajtim që shërben për t’i dhënë një pamje shumë të rifreskuar fytyrës, por njëkohësisht parandalon agravimin e shenjave të rrudhave. Ndërsa pjesa e rrudhave anash hundës aplikohet “fill”-er, e ndër më të fundit e këtij trajtimi me cilësi të lartë është acidi hialuronik”, rekomandoi mjekja konsultuese.

“Aplikimi i procedurës së botoksit nis me planin e punës, përpara se të bëhen injeksionet, pikërisht në zonat e ballit dhe ato anash syve. Më pas injeksionet e acidit hialuronik anash buzëve. Çdo gjë shkon pa probleme”, tha mjekja në fund të procedurës.

Top Channel