Basha në familjen Nasi në Vlorë, kryefamiljari vari veten për faturën e OSHEE-së

24/02/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratuke, Lulzim Basha, ka vizituar pasditen e sotme familjen e të ndjerit Llazi Nasi në fshatin Poro, në Novoselë të Vlorës.

Rasti i të ndjerit Nasi mori ndjeshmëri publike, kur familjarët e tij deklaruan se ai vari veten gati një javë më parë, pasi nuk arriti të zgjidhë dot problemin e një fature shumë të lartë të energjisë elektrike nga Operatori i Shpërndarjes.  

Zoti Basha qëndroi rreth 15 minuta në familjen Nasi, por nuk pranoi të flasë para kamerave pas përfundimit të vizitës.

Sipas vëllait të të ndjerit Llazi Nasi, zoti Basha u ka shprehur ngushëllimet për humbjen e papritur dhe ka theksuar se nuk do që ta përdorë këtë fatkeqësi familjare për të përfituar politikisht.

Top Channel