Oscar, kritika për prezantuesin

24/02/2015 00:00

Dëshironte shumë që të binte në sy në edicionin e 87 të ndarjes së çmimeve Oscar dhe për këtë vendosi edhe që të dilte vetëm me mbathje në skenë, por aktori i serialit ‘How I Met Your Mother’, Neil Patrick Harris, duket se nuk do të kthehet më kurrë si prezantues i mbrëmjes më të rëndësishme të kinematografisë.

‘Deadline’ publikon se shikueshmëria e ndarjes së çmimeve Oscar ishte më e ulta e 7 viteve të fundit. Në total ishin 36.6 milionë shikues ose 17% më pak se viti i kaluar.

Spektakli i ndarjes së çmimeve është kritikuar për faktin se i mungonte humori dhe ky aspekt ishte krejtësisht në dorën e prezantuesit, i cili bëri shumë batuta, por gjysma nuk u kuptuan dhe gjysma tjetër ishin shaka pa kripë.

Top Channel