Vizita e katërt e Tony Blair në Tiranë

24/02/2015 00:00

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, e ka nisur këtë të martë javën e punës në Tiranë, për të zhvilluar një tjetër takim këshillimor me Qeverinë shqiptare.

Sikurse edhe dy vizitat e zhvilluara gjatë fundvitit, ardhja e tij është mbajtur në sekret të plotë. I vetmi që ka thyer heshjen për ardhjen e Tony Blair është ministri Arben Ahmetaj, duke postuar një foto në Twitter.

Ministri Ahmetaj, i cili nuk shquhet për një përdorim të shpeshtë të Twitter-it, e ka shoqëruar foton me këtë koment:

“Sot, pas një takimi të rëndësishëm dhe tejet interesant me Tony Blair, për reformat dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”.

Kjo është vizita e katërt ‎e Tony Blair në Tiranë, pas prezantimit nga kryeministri Rama si këshilltar të Qeverisë shqiptare.

Top Channel