Gjosha pret Chountis: BE e cunguar pa Ballkanin Perëndimor

24/02/2015 00:00

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha priti në një takim pune Ministri e Çështjeve Europiane të Greqisë, Nicholaos Chountis.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për perspektivën europiane të Shqipërisë. Gjosha vuri theksin tek vendosmëria e qeverisë shqiptare për të përmbushur standardet.

“Shqipëria synon të bëhet pjesë e Europës së bashkuar mbi parimin e meritës dhe përmbushjes së standardeve”, tha ministrja Gjosha.

Ministrja falenderoi Greqinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese dhe tha se projekti europian është i cunguar pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tij, ministri grek vendosi theksin tek plotësimi i standardeve dhe kritereve për anëtarësim, jo si detyrë por si nevojë e brendshme e vendit.

Top Channel