Isa Mustafa viziton Tiranën më 9 mars

24/02/2015 00:00

Java e dytë e muajit mars do ta gjejë Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në Tiranë.

Top Channel ka mësuar se vizitën e parë zyrtare në Shqipëri Mustafa do ta zhvillojë më 9 Mars. Ai do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe disa ministra të tjerë.

Ndërkohë në fund të marsit Mustafa së bashku me kabinetin e tij qeverisës do t’i drejtohet përsëri Shqipërisë për të mbërritur në Vlorë ku do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.

Top Channel