Obama vë veton ndaj projektligjit për ndërtimin e naftësjellësit “Keystone XL”

25/02/2015 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka vënë veton ndaj projektligjit për miratimin e ndërtimit të naftësjellësit “Keystone XL”.

Kongresi i udhëhequr republikanët dërgoi projektligjin te presidenti ditën e martë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Obama vuri veton ndaj projektligjit “pa ndonjë dramë apo vonesë”.

Rreth 1400 kilometra tubacion do të sillnin naftë nga Kanadaja për në rafineritë në jug të Shteteve të Bashkuara, në Nebraska.

Kongresi mbështeste ndërtimin e tubacionit duke thënë se ai do të krijonte vende pune shumë të nevojshme. Ndërsa ambientalistët thonë se projekti do të shkaktonte dëme mjedisore dhe nuk është i nevojshëm në këtë kohë kur tregu ka furnizim të bollshëm me naftë. Sipas tyre, tubacioni do të shtonte emetimin e karbonit dhe do të kontribuonte në ngrohjen globale.

Projektligji “Keystone XL” është vetoja e tretë e Presidentit Obama dhe e para që prej nëntorit të kaluar, kur republikanët fituan kontrollin e plotë të Kongresit.

Top Channel