Brazil, shoferët e kamionëve bllokojnë rrugët kryesore

25/02/2015 00:00

Shoferët e kamionëve në Brazil po mbajnë të bllokuara disa prej rrugëve kryesore në shtete të ndryshme të Brazilit në shenjë proteste kundër çmimit të lartë të karburantit dhe taksave të larta.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se nga protesta janë bllokuar rrugët që të çojnë në portet kryesore të vendit, si në Paranagua apo Santos. Forcat e policisë janë përleshur me shoferët e kamionëve, hodhën gaz lotsjellës dhe arrestuan disa prej tyre, por sërish protestuesit rezistuan dhe po mbajnë ende të bllokuara rrugët.

Qeveria ka ftuar krerët e protestës në një takim në përpjekje për të arritur një marrëveshje. Protesta, e cila filloi javën e kaluar, është shtrirë tashmë në shumë shtete qendrore dhe jugore të Brazilit.

Situata është veçanërisht shqetësuese në perëndim të shtetit të Mato Grosso, nga ku transportohen një pjesë e madhe e prodhimeve vendase.

Top Channel