SHBA, veterani i luftës në Irak shpallet fajtor për vrasjen e snajperit

25/02/2015 00:00

Veterani amerikan i luftës në Irak, 27-vjeçari Eddie Ray Routh, është shpallur fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-anëtarit të njësitit special të Marinës, SEAL, Chris Kyle, i njohur si snajperi më i mirë ushtarak i Shteteve të Bashkuara.

Avokati i 27-vjeçarit tha para trupit gjykues së Routh nuk ishte i vetëdijshëm në momentin e të shtënave, por prokurorët kundërshtuar duke thënë se ai ishte në dijeni se çfarë po bënte kur kreu vrasjen në vitin 2013 në Teksas.

Chris Kyle shërbeu në 4 misione në Irak, duke u bërë i njohur për nishanin e tij të pagabueshëm.

 Mbi historinë e tij në misionet ushtarake është realizuar edhe filmi ‘Snajperi amerikan’, i cili u nominua për filmin më të mirë në kandidaturat për çmimin Oskar këtë vit.

Top Channel