Vijojnë ndihmat për familjet e përmbytura në Berat

25/02/2015 00:00

Ndihma për të gjitha familjet e përmbytura në qarkun e Beratit që nga banesat më të largëta në zonat rurale, familjet rome dhe zonat e Urës Vajgurore. Ndihmat në ushqime dhe pajisje të tjera ka shpërndarë edhe Fondacioni Islamik “Revief” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

Përfaqësues të këtij fonacioni kanë qënë dje në qytetin e Beratit, ku kanë shpërndarë 150 pako me ushqime. Besmir Mataj, koordinator i projektit për emergjencat pranë këtij fondacioni, është shprehur se ky fondacion i është përgjigjur fatkeqësive të ndodhura me përmbytjet në jug të Shqipërisë.

“Kemi përmbyllur raundin e parë të shpërndarjes Novoselën dhe një pjesë të Urës Vajgurore me 400 pako. Projekti i dytë ka qënë në Fier, Darzezë, Hoxharë, Ferras, me një kontigjent prej 550 pakosh dhe 150 pako të tjera i kemi sjellë në zonën e Beratit, ku janë romët dhe pjesa tjetër e Urës Vajgurore dhe fshatit Moravë. Çdo pako përfshin 60 kg ushqime, dyshekë dhe jorgane. Kemi indetifikuar të gjitha banesat e përmbytura dhe në fshatrat më të largët”, shprehet ai.

Top Channel