Allegri: Fitorja mund të ishte më e thellë

25/02/2015 00:00

“E merituam fitoren, madje mund të kishim marrë një fitore me rezultat më të thellë sepse kishim disa raste të mira, sidomos në pjesën e dytë.”

Kështu e komenton Massimiliano Allegri fitoren e Juventusit ndaj Borussia Dortmund, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League.

“I dinim cilësitë e kundërshtarit dhe bëmë lojën që duhet të bënim. U treguam të zotë në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese. Jemi të kënaqur dhe tani të mendojmë për Romën”, deklaroi Allegri pas ndeshjes Juventus-Borussia Dortmund, e përfunduar me rezultatin 2-1.

Trajneri i bardhezinjve shtoi se skuadra e tij mund të kishte shfrytëzuar më mirë disa kundërsulme, por theksoi se është i kënaqur me rezultatin.

Top Channel