Messi humb 11-metërshin dhe dërgon topin jashtë me portën e boshatisur

25/02/2015 00:00

Leo Messi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Manchester City. Ai u kthye vazhdimisht për ta marrë topin në mesfushë, ndërtoi aksione dhe u shfaq rrezikshëm edhe në zonën kundërshtare, por nuk arriti ta kurorëzonte me gol këtë paraqitje, edhe pse rasti nuk i mungoi.

Në minutat e fundit të ndeshjes, argjentinasi u ndalua me faull në zonë nga Zabaleta dhe arbitri akordoi 11-metërsh.

Ylli i Barcelonës e mori vetë përsipër ekzekutimin, por goditja e tij u prit nga portieri Hart. Nuk mbaroi me kaq. Topi i kthehet sërish Messit, i cili me kokë nuk arriti të shënonte me portën e boshatisur duke e dërguar topin jashtë. Kliko këtu për videon.

Leo Messi ka humbur 5 nga 10 penalltitë e fundit.

Barcelona fitoi në transfertë ndaj Manchester City me rezultatin 2-1.

Top Channel