Tiranë, përplasen dy autobusë, njëri prej shoferëve i dehur

25/02/2015 00:00

Dy autobusë urbanë u përplasën mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja
ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit, në zonën e Pallatit me Shigjeta,
ku një autobus i linjë Kombinat-Kinostudio është përplasur me autobusin e
Kasharit, duke shkaktuar plagosjen lehtë të 6 personave.

Policia ka ndaluar të dy drejtuesit e autobusëve urbanë, ndërsa dyshohet se njëri prej ka rezultuar i dehur.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel