“Do jem Wolverine derisa të vdes”

25/02/2015 00:00

Hugh Jackman ka deklaruar se nuk do të tërhiqet së shpejti nga roli i Wolverine që e ka bërë të famshëm dhe se shpreson që këtë rol ta interpretojë derisa të vdesë. Ai është bindur për këtë pasi ka parë filmin fitues të çmimit Oscar, ‘Birdman’.

Ky film tregon historinë e Riggan Thomson, një aktor hollivudian i famshëm për një rol superheroi, por që humbi shkëlqimin kur nuk e interpretoi më atë rol.

Duke folur për ‘E!’, Jackman deklaroi: “I thashë gruas sime që morali i filmit ‘Birdman’ është që unë nuk duhet të tërhiqem kurrë nga roli i Wolverine. Duhet të gjej mënyrën që ai rol të jetë imi derisa të vdes.”

Aktori australian e ka interpretuar për herë të parë Wolverine në vitin 2003, në filmin e parë ‘X-Men’.

Top Channel