Mbledhja e dy qeverive më 23 mars, Mustafa kërkon përgatitjet e fundit

25/02/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka kërkuar ministrave të kabinetit
qeveritar që të bëjnë të gjitha përgatitjet e fundit për mbledhjen e
përbashkët me qeverinë e Shqipërisë.

Mustafa tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë të gjitha përgjegjësitë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

“Për mbledhjen e 23 marsit kemi disa prej detyrimeve të cilat i kemi marrë në fusha të ndryshme të cilat duhet t’i bashkërëndisim dhe t’i kemi të përgatitura për mbledhjen e përbashkët në mënyrë që ajo të jetë sa më e suksesshme sa më produktive dhe prej saj të dalin veprime të përbashkëta”, tha Mustafa.

Ai tha se për detajet e marrëveshjeve të reja dhe për axhendën e mbledhjes së dy qeverive do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati, i cili pritet të qëndrojë të premten në Prishtinë.

Top Channel