Ligjet: “Ok” pr/rezolutës për parandalimin e gjakmarrjes

25/02/2015 00:00

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi projektrezolutën për
parandalimin e gjakmarrjes në Shqipëri, e cila pritet të votohet në
Parlament. 

Kuvendi i Shqipërisë ka konstatuar se gjakmarrja është një fenomen i lokalizuar në disa zona të Shqipisë dhe se organizatat shtetërore nuk kanë arritur të bëjnë përcaktime e duhura të kësaj situate pasi nuk ka statistika të sakta për këtë fenomen.

Në projektrezolutë, Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga institucioni i Prokurorisë që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe të zhvillojnë hetime të shpejta ndaj personave që përfshihen në vepra penale të gjakmarrjes ose hakmarrjes.

Top Channel