Oazi i mrekullueshëm në mes të thatësirës

25/02/2015 00:00

Në mes të një prej vendeve me më shumë thatësirë në botë, ndodhet një oaz me palma dhe liqen që mendohet se ka veti kurative. Ky vend magjik quhet Huacachina, në shkretëtirën Atacama të Perusë.

Aty banojnë 96 persona, të cilët jetojnë falë bizneseve të vogla që konsistojnë në turizëm. Ata presin vizitorët, i ndihmojnë të ngjiten në një dunë rëre në mënyrë që të shohin perëndimin e diellit dhe më pas i bëjnë xhiro me barkë.

Kjo parajsë e vogël ndodhet 4 kilometra në jug të qytetit Ica. Ky qytet ishte shumë i frekuentuar nga të pasurit e Perusë, të cilët në vitet ’40 vinin për t’u larë në liqen, pasi mendohet se uji i tij kishte veti kuruese.

Legjenda e Huacachina-s tregon se një princeshë e bukur inkase po lahej në këtë vend dhe kur u largua ajo, vendi ku u la u kthye në liqen.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel