E lë gruaja, pensionisti e pret dhe e hedh në lumë

25/02/2015 00:00

Një pensionist zemërthyer turk ka prerë penisin dhe e ka hedhur në lumë kur gruaja e tij prej 50 vitesh e la për një burrë më të ri.

73-vjeçari Turgut Oymen po përgatitej të festonte përvjetorin e 50 të martesës me 70-vjeçaren Nese, por në kohën që gruaja e tij ishte në Stamboll për probleme shëndetësore, ra në dashuri me një mjek 55-vjeçar dhe vendosi të mos kthehej më në shtëpi.

Në dëshpërim e sipër, Turguti shkoi në lumin e fshatit Kiziltas ku preu organin gjenital dhe e hodhi në lumë. Ai u dërgua nga banorët e fshatit në spital ku mjekët i bënë mbylljen e plagës dhe po e trajtojnë për depresion.

Një mjek tha: “Është me fat që nuk vdiq nga gjakderdhja në këtë moshë. Na tha që e preu pasi nuk ndihej më mashkull tani që e la gruaja.”

Top Channel