Këshilla për t’i mbijetuar ‘pandemisë zombi’

25/02/2015 00:00

A keni ndonjë plan se si t’i mbijetoni shpërthimit të një pandemie zombish, që mund të çojë deri në shkatërrimin e qytetërimit tonë?

Pjesës më të madhe mund t’i vijnë në mendje skena nga filmat e panumërt hollivudianë kushtuar kësaj teme. Disa edhe mund të zgjedhin teknikat e përdorura në këta filma për të mbijetuar, por gabohen.

Një panel shkencor në Shtetet e Bashkuara arriti në përfundimin se vetmja mënyrë për t’i mbijetuar ‘njerëzve të vdekur që ecin e që hanë njerëz të gjallë’ është arratisja në zona të pabanuara, mundësisht në zona malore.

Në këtë përfundim kanë mbërritur një grup i shkencëtarëve të Universitetit Kornell në SHBA. Ata kryen një simulim kompjuterik ku të dhënat matematikore në bazë të numrit të popullsië, (300 mln në SHBA) sugjeruan se mundësitë më të mëdha të mbijetesës ekzistonin në zonat malore.

“Nisur nga dinamika e sëmundjes, menjëherë sapo zombit marrin nën kontroll zonat e banuara, përhapja e pandemisë do të ngadalësohet sepse nuk do të ketë më njerëz vërdallë për të kafshuar që do të shndërrohen në zombie”, thotë Alex Alemi, udhëheqës i studimit. 

Top Channel