68-vjeçari sheh gruan e tij për herë të parë pas 10 viteve

25/02/2015 00:00

20 vite më parë u diagnostikua me një sëmundje të rëndë në sy dhe dhjetë vite më pas e humbi krejtësisht shikimin.

Sot 68-vjeçari amerikan, Allen Zderad pa për herë të parë pas një dekadë bashkëshorten e tij falë teknologjisë.

Ai doli vullnetar për t’iu nënshtruar një operacioni pilot në këtë sektor nga Klinika Mayo në Minesota. Shikimi mundësohet nga një aparaturë (chip) që vendoset me operacion pas syrit. Aparatura lidhet me një palë syze të ndërtuara enkas për të, syzet i transmetojnë sinjalin aparaturës dhe kjo e fundit nervit optik, duke shmangur retinën e dëmtuar.

“Kjo është një ditë e madhe për ne, një ditë që do ta mbajmë mend shumë gjatë”, deklaroi nipi i 68-vjeçarit, Caleb.

Top Channel