Dhuna ndaj grave, protestë në Gjykatë

25/02/2015 00:00

Atëherë kur të dhënat e gjyqësorit tregojnë shifra të larta të grave që
po tërhiqen nga kërkesat për urdhër mbrojtjeje, çka sjell edhe pushim te
procesit, shoqeria civile ka zgjedhur te protestoje ne hyrje te
Gjykates se Tiranes duke kerkuar jo vetem shpejtesi ne gjykim.

Tubimi u zgjodh te kryhet kete te merkure per shkak se çdo date 25 eshte caktuar nga OKB-ja, si Dita portokalli në mbështetje të gruas.

“Ne jemi mbledhur këtu për të nxitur drejtësinë për dënime më maksimale ndaj dhunuesve dhe jo vetëm ndaj tyre, por për drejtësi sociale dhe për drejtësi për gruan, për ta mbrojtur atë dhe për të rritur masat e dënimit ndaj jo vetëm dhunuesve, por edhe ndaj të gjitha formave të tjera që cënojnë dinjitetin e gruas, siç është p.sh shifja, ofendimi jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në rrjetje sociale”, thotë Fabiola Egro, aktiviste.

“Kemi gjykatës që na vonojnë urdhërat e mbrojtjes për viktimat e dhunës, kemi gjykatës të cilët zvarrisin proceset e divorcit është dhuna me bazë gjinore dhe kemi dënime ende të ulëta, në mos themi minimale për dhunuesit”, thotë aktivistja tjetër Migena Mollanji.

Vetem për Gjykatën e Tiranës ne seksionin civil nga janari ne shkurt jane regjistruar 104 kerkesa per urdher mbrojtjeje, prej te cilave 65 raportohen te pushuara. Nderkohe ne Dhomen Penale te te njejtes gjykate jane nen gjykim per dhune ne familje 150 persona, ne nje kohe qe per kete jane shpallur fajtore 23 burra te dhunshem.

Top Channel