19-vjeçari i frymëzuar nga “Fifty Shades of Grey” dhunon partneren

25/02/2015 00:00

Filmi me skena të forta erotike, “Fifty Shades of Grey” u pa nga miliona njerëz në mbarë botën të cilët ndihmuan që të arkëtonte 93 milion dollarë vetëm në një fundjavë.

Mes atyre që e panë filmin ishte edhe 19-vjeçari amerikan, Mohamed Hossain, i cili më pas ka ‘rivënë skenat e forta seksuale me partneren e tij’.

Hossain është arrestuar nga policia e Çikagos pas akuzës së ngritur nga e ish e dashura e tij, po 19 vjeç dhe që të dy studentë të Universitetit të Ilinoisit për dhunë.

Sipas autoriteteve, i riu i ka lidhur sytë, duart dhe i ka mbyllur gojën të resë e më pas ka nisur ta godasë. Loja erotike ka vazhduar edhe pas thirrjeve të vajzës për të ndaluar. Kjo e fundit ka mundur të shpëtojë vetëm pasi në dhomë ka hyrë shoku i klasës së 19-vjeçarit.

Ky është rasti i dytë i ‘incidenteve’ të shkaktuara nga “Fifty Shades of Grey’. I pari ishte në Meksikë ku një grua 33-vjeçare u arrestua me akuzën e veprave të turpshme në publik pasi u kap prej stafit të kinemasë duke masturbuar.

Top Channel