Cilësia e shërbimit mjekësor, organizatat letër Ramës

25/02/2015 00:00

Një grup organizatash, pasi kanë kryer një monitorim tremujor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kanë evidentuar se shumë pacientëve nuk u ofrohet një shërbim i kujdesshëm, çka ndikon në përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes së tyre shëndetësore.

Ata i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë marrjen e masave të duhura për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.

Janë me dhjetëra pacientë të identifikuar të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, por nuk marrin mjekimin e duhur pasi ka mangësi në medikamente, analiza dhe në ndërhyrje kirurgjikale.

“Një pjesë e pacientëve vuajnë sëmundje të rënda dhe shërbimi në qendrën më të madhe spitalore nuk u ofron shërbimin e nevojshëm prej të cilit varet direkt jeta e tyre”, thuhet në letër.

Top Channel