Dhunoi kryekomunarin e Novoselës, pranga një personi

26/02/2015 00:00

Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë këtë të enjte një person, i cili
akuzohet për përdorim dhune ndaj kreut të komunës së Novoselës.

Shtetasi Maksi Dosi akuzohet se goditi me mjete të forta kryekomunarin Kanan Shakaj. Aktualisht kreu i pushtetit vendor në Novoselë po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Dosi po merret në pyetje për të dhënë shpjegime se përse e kreu aktin e dhunshëm ndaj Shakajt.

Top Channel