Tiranë, grabitet farmacia, policia kërkon autorët

26/02/2015 00:00

Sërish grabitje në Tiranë, këtë radhë pre ka rënë një farmaci në bulevardin “Zogu I”.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se autorë kanë qenë dy persona, të cilët gjatë orëve të natës kanë arritur të marrin nga ky subjekt xhiron ditore të parave dhe një kompjuter.

Pas aktit ata u larguan në drejtim të paditur, ndërkohë që policia ka nisur kontrollet për identifikimin dhe gjetjen e tyre.

Top Channel