`Gjika`, Apeli lë në fuqi masën “detyrim paraqitje”

26/02/2015 00:00

Gjykata e Apelit në Vlorë la në fuqi këtë të enjte vendimin e shkallës
së parë, për kryebashkiakun Shpëtim Gjika, i cili ndodhet në masën e
sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Në seancën e zhvilluar, Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” edhe për shefen e Urbanistikës në qytetin bregdetar Dorina Sula dhe biznesmenin Artur Harxhi.

Pas arrestimit të bujshëm të disa javëve më parë të kryebashkiakut Gjika, ky i fundit pati një përkeqësim të shëndetit dhe iu nënshtrua kurimit në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Arrestimi i tij erdhi pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e lejes së ndërtimit për një pallat shumëkatesh në qytetin bregdetar.

Vendimi për masën “detyrim paraqitje” u mor për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe për mungesën e saktë të provave të mbledhura nga Prokuroria.

Top Channel