Uashington DC, qyteti i radhës që legalizon marijuanën

26/02/2015 00:00

Uashington DC është bërë vendi i fundit në Shtetet e Bashkuara që legalizon zotërimin në sasi modeste të marijuanës.

Që nga kjo e enjte, personat që përdorin substancën në fjalë privatisht nuk do t’u duhet të kenë frikë nga ndjekja penale.

Uashington DC bashkohet kështu me Alaskën, Koloradon dhe shtetin e Uashingtonit si të vetmet vende në SHBA që lejojnë përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

Banorët dhe vizitorët e qytetit mbi moshën 21 vjeç mund të zotërojnë deri në 56 gramë kanabis dhe mund të rrisin pak bimë në ambjentet shtëpiake.

Gjithësesi, blerja dhe shitja e drogës mbetet ilegale, ashtu sikurse mbetet përdorimi i saj në publik. Vendimi i fundit u arrit përmes një referendumi të mbajtur nëntorin e kaluar.

Por votimi ringjalli tensionet mes zyrtarëve lokalë dhe Kongresit. Uashington DC, një rajon federal dhe jo shtet, duhet të kërkojë aprovimin nga Kongresi për këtë ndryshim në legjislacionin e tij.

Në një letër dërguar të martën, dy anëtarë të Kongresit paralajmëruan kryetaren e bashkisë Muriel Bowser se, do të kryente një shkelje të ligjit të Shteteve të Bashkuara nëse proçedonte me vendimin.

Ata deklaruan se buxheti kombëtar i miratuar në dhjetor parandalon legaliziimin e marijuanës në Uashington.

Por zonja Bowser dhe zyrtarë të tjerë vendorë janë të mendimit se legalizimi është ende i vlefshëm duke qenë se u aprovua nga votuesit para se Kongresi të miratonte pr/buxhetin.

Top Channel