Doshi: Lufta me Ramën sapo filloi

26/02/2015 00:00

Ka ashpërsuar tonet kundrejt Edi Ramës, deputeti socialist Tom Doshi,
një ditë pas takimit të kreut të Qeverisë me disa deputetë socialistë.

“Do t’i bëj me dije Edi Ramës që qysh sot e mbrapa mes meje dhe tij nuk ka më paqe dhe do ta shohë se kush është i humbur prej kësaj lufte. Çdo gjë do t’ia bëj publike, por edhe ai t’i bëjë publike ato çfarë thotë ai që unë e kam bërë për interesat e mia. Kur të flas unë më tepër do të dridhen themelet maxhorancës dhe Qeverisë”, tha deputeti socialist.

Doshi tha se oponencën kundrejt Qeverisë nuk e po bën për interesa personale, por për shkak se zona e tij nuk ka marrë asnjë investim.

“Edi Rama është mosmirënjohës, është bukëshkelur për mua dhe për gjithë ata që votuan në Shkodër dhe ky do ta shohë edhe në zgjedhje lokale”, tha Toshi.

Deputeti i Shkodres tha se nuk do te iki nga Partia Socialiste, duke mohuar në këtë mënyrë zërat se një ditë më parë ai eshte takuar me ish-kreun e demokrateve, Sali Berisha.

“Nuk kam lidhje me zotin Berisha. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”, tha Doshi.

Menjehere pas kesaj deklarate, Doshi i eshte drejtuar vendit te tij ne sallen e Parlamentit. Ka ndenjur pak, i ka kominuar diçka ministrit Beqaj teksa eshte larguar drejt kafes. Ndersa eshte rikthyer ne vendin e tij, pasi rikthimit edhe te Kryeministrit. Deklaratat e tij te fundit mesa duket kane qene tema e diskutimit te tij me deputetin tjeter Koço Kokedhima, qe kane zgjatur me shume se dhjete minuta, te cilat kane marre vemendjen e deputeteve dhe medias ne salle.

Pas kesaj situate Doshi dhe Kokedhima jane larguar bashke, per te vijuar me diskutimin e kesaj çeshtjeje jo ne ambientet e Kuvendit.

Top Channel