Peshku gjigand i kapur në lumin e Italisë

26/02/2015 00:00

Një peshk gjigand, i njohur ndryshe si peshku-silurë, është kapur në lumin Po të italisë nga dy peshkatarë, ekspertë për peshkimin në ujëra të ëmbla.

Peshku është i gjatë mbi dy metra e gjysmë dhe peshon mbi 130 kilogramë. Fotot e tij kanë bërë xhiro online.

Por peshkatarët, vëllezërit Dino dhe Dario Ferrari, kanë bërë një veprim të mirë: pasi e kanë kapur dhe kanë bërë foto e kanë lënë peshkun të lirë.

Top Channel