Tenis, surpriza e parë e turneut të Dubait, eliminohet Murray

26/02/2015 00:00

Skocezi Andy Murray është surpriza e parë e turneut të Dubait pasi humbi në çerekfinale me kroatin Borna Coric, numri 84 i renditjes së tenisit të meshkujve. 18-vjeçari ballkanas i dha leksion numrit 3 të renditjes botërore duke e mundur në dy sete (6-1 dhe 6-3), në 1 orë e 19 minuta lojë.

Murray nuk shfaqi asgjë nga loja e tij dhe arriti të realizonte vetëm 38 goditje fituese në krahasim me 66 goditjet e 18-vjeçarit.

Borna Coric do të luajë në gjysmëfinale kundër Roger Federer, i cili mposhti francezin Richard Gasquet në setin e parë 6-1, para se francezi të tërhiqej për probleme fizike.

Ndërkohë, serbit Novak Djokovic iu deshën vetëm 49 minuta për të mposhtur turkun Marsel Ilha. Rezultati i ndeshjes: 6-1 dhe 6-1. Në gjysmëfinale, numri 1 i tenisit botëror do të përballet me çekun Thomas Berdych, i cili mundi ukrainasin Sergiy Stakhovsky me rezultatin 6-3, 4-6 dhe 6-2.

Top Channel