Aktorit rus i vjedhin testikujt

26/02/2015 00:00

Dmitry Nikolaev është një aktor rus 30-vjeçar që është bërë protagonist i një episodi mizor trafiku organesh. Sipas shtypit britanik, Nikolaevit i kanë vjedhur testikujt. Si ndodhi?

Aktori u takua me një bjonde të bukur në një bar të Moskës dhe pasi pinë disa gota, shkuan bashkë në sauna, aty ku Dmitry-t i ra të fikët.

Ditën tjetër, Nikolaevi u zgjua me një dhimbje shumë të fortë në zonën e gjenitaleve dhe i mbuluar me gjak. Ai u dërgua në spital dhe aty u zbulua se i mungonin testikujt.

Policia e Moskës ka shpjeguar se ata që ia kanë vjedhur kanë bërë një punë “shumë preçize dhe profesioniste” dhe dyshohet se bëhet fjalë për një bandë që merret me shitje organesh në tregun e zi.

Top Channel