Shailene Woodley: Skenat e “nxehta” duhen xhiruar nudo

26/02/2015 00:00

Shailene Woodley ka folur hapur për nudizmin nëpër filma duke thënë se nuk e ka aspak problem të xhirojë krejtësisht e zhveshur skenat erotike.

Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, aktorja e re u shpreh: “Nuk i kam problem skenat nudo. Nuk e di nëse kjo gjë më fuqizon si aktore apo jo, por nëse interpretoj një film me skena seksi, atëherë do të shfaqem nudo sepse në jetën reale nuk bëj seks me reçipeta dhe mbathje veshur.”

Ylli i filmit ‘Divergent’ shpjegon pse i pëlqen më shumë Europa sesa Amerika: “Në Europë seksualiteti nuk është ndonjë gjë e madhe. Shkon në një plazh “topless” dhe meshkujt nuk të fiksojnë gjoksin. Në Amerikë nuk flet dot për seksin, as në shkollë nuk flasin për këtë temë.”

Top Channel