Modele shumë e dobët në kopertinë, revista daneze kërkon falje

26/02/2015 00:00

Një revistë është detyruar të kërkojë falje pasi përdori një modele shumë të dobët në kopertinën e numrit të saj të fundit. Botuesja e revistës daneze ‘Cover’, Malene Malling, tha: “Nuk i kam përmbushur detyrimet e mia si botuese, femër dhe nënë e për këtë arsye më vjen keq.”

Fotoja e modeles Lululeika Ravn Liep u postua fillimisht në Reddit, ku shumë përdorues të internetit nxituan të kritikonin fizikun e 16-vjeçares.

Njëri me emrin “Keepitgoinglouder” shkroi: “E kuptoj që në botën e modës veshjet “varen” më mirë te femrat e holla, por kjo është e ekzagjeruar. Jo vetëm që duket si skelet, por edhe fytyra e saj të jep përshtypjen sikur është në orët e fundit të jetës.”

Një tjetër me emrin “Lincolnparkafterdark” komenton: “Nuk arrij ta kuptoj sesi një pamje e tillë mund të konsiderohet e bukur apo seksi. Kjo vajzë e gjorë ka nevojë për ndihmë. Është e qartë që nuk është e shëndetshme.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel