“Arrest shtëpie” për vrasësin e grabitësve

26/02/2015 00:00

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për biznesmenin 45-vjeçar, Flamur Ymeri.

Ymeri është autor i vrasjes së dy personave në banesën e tij në Selitë dhjetorin e kaluar.

45-vjeçari pranon se ka kryer vrasjet e dy të rinjve të maskuar e të identifikuar më vonë si Ervin Shaba, 22 vjeç dhe Adnan Luli 27 vjeç. Sipas tij që të dy ata kishin hyrë në banesën e tij të armatosur për të grabitur. Në dëshminë e tij ai thotë se në përleshje e sipër ai i ka vrarë.

Me thellimin e hetimeve, prokurorët e çështjes ngritën dyshime mbi versionin e dhënë nga Ymeri dhe tre ditë pas ngjarjes së rëndë dërguan në Gjykatë akuzën e vrasjes “në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” si dhe armëmbajtje pa leje ndaj Ymerit.

Top Channel