F1, Massa më i shpejti në testimet e së enjtes

26/02/2015 00:00

Testimet parasezonale të Formulës 1 janë momenti kur skuderitë provojnë, eksperimentojnë dhe stërviten. Kohët e regjistruara në testime nuk duhen marrë për bazë, por në pistën e Montmelosë, Mercedesi dhe Williamsi, dy skuderitë që vitin e kaluar treguan që kishin njëvendëshet më të mira, po e bëjnë të qartë se do të nisen të avantazhuar ndaj kundërshtarëve edhe këtë sezon.

Ditën e sotme, Felipe Massa (Williams) regjistroi kohën më të shpejtë duke trembur kundërshtarët. Kjo kohë ishte pothuajse 2 sekonda më e mirë se “pole position”-i i Lewis Hamilton vitin e kaluar në Montmelo.

Piloti brazilian e mbylli ditën me një 1:23:5, të regjistruar me gomat e buta. Piloti i dytë më i shpejtë ishte pikërisht Lewis Hamilton (Mercedes).

Në vend të tretë Marcus Ericsson me Sauber. Koha e tij u regjistrua me goma super të buta.

Top Channel