I fiksuari pas video-lojërave djeg veten sepse e qortoi babai

26/02/2015 00:00

Një i fiksuar pas video-lojërave dogji veten kur i ati i tij e qortoi duke i thënë “të luante më pak e të flinte më shumë”.

22-vjeçari Hsueh Jun-Chen nga Tajvani po luante me kompjuter në dhomën e tij kur babai trokiti në derë dhe i tha të flinte. Aty nisi një debat i ashpër mes tyre që pasojat do i kishte të nesërmen: Hsueh vendosi të dilte në oborrin e shtëpisë dhe të digjte veten me benzinë.

Babai i shkatërruar shpirtërisht thotë: “Thjesht i thashë të flinte gjumë pasi i niste universiteti sërish pas pushimeve. Më tha që do flinte shumë shpejt dhe se nuk do e shihja më kurrë. Nuk më shkonte në mendje se do bënte diçka të tillë.”

Top Channel