Sergio Ramos: Ancelotti, një nga dy trajnerët më të mirë që unë kam pasur

27/02/2015 00:00

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka vlerësuar maksimalisht trajnerin aktual të tij, Carlo Ancelotti. Ai ka thënë se italiani është një nga dy trajnerët më të mira nga të cilët ai është drejtuar.

Mbrojtësi spanjoll ka luajtur nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të mirë, ndoshta të të gjitha kohërave, si Vicente Del Bosque, Fabio Capello dhe Joes Mourinho.

“Ai është një trajner që t’i transmeton idetë e tij në një mënyrë të qetë, në nivel profesional dhe personal. Ky është çelësi i suksesit të tij. Kjo është arsyeja që ai është me të vërtetë një trajner i madh. Sipas mendimit tim, ai është një nga dy trajnerët më të mirë që unë kam pasur në karrierën time”, tha Ramos për Fifa.com.

“Është e vështirë për të zgjedhur tjetrën. Mund të jetë ish-trajneri i Spanjë, Luis Aragones, por edhe ish-trajneri i Sevilla, Joaquin Caparros, i cili besoi tek unë atëherë kur isha askushi”, përfundon Ramos.

Top Channel