Gjirokastër, ndalohen 24 klandestinë

27/02/2015 00:00

Policia e Kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar 24 klandestinë që kishin hyrë në territorin shqiptar gjatë orëve të mbrëmjes.

Ndalimi i tyre është bërë në Fushën e Glinës. Të ndaluarit janë shtetas nga Siria, Kongo dhe Sudani. Ndaj tyre nisën menjëherë proçedurat për riatdhesimin.

Disa ditë më parë në të njëjtën zonë janë ndaluar 40 shtetas, që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në tokën shqiptare nga kufiri i gjelbër me Greqinë.

Ndalimi i klandestinëve është bërë i mundur në kuadër të operacionit “Mjegulla” dhe sipas burimeve të policore 25 persona janë nga Eritrea e 15 nga Siria.

Konfliktet e stërzgjatura në Lindjen e Mesme nxisin gjithnjë e më shumë shtetas nga këto zona drejt vendeve europiane, të cilët hyjnë në Shqipëri përmes Greqisë. 

Top Channel