Irak, minoritetet në mëshirën e ISIS-it

27/02/2015 00:00

Ata që po vuajnë më shumë terrorin e pashoq të ISIS-it në Irak janë pjesëtarët e minoritetit.  Organizata të të drejtave të njeriut lëshojnë alarmin se për muaj me radhë tashmë, banorët minoritarë të zonave të kontrolluara nga xhihadistët janë subjet i një spastrimi të mirëfilltë mbi baza fetare.

Në raportin detajuar të këtyre organizatave paraqiten me detaje rastet e ekzekutimve, konvertimit me dhunë dhe përdhunimit. Raporti thotë se kemi të bëjmë me krime lufte dhe në disa raste edhe genocid.

Instituti Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, njëra prej organizatave të përfshira në hartimin e raportit, thotë se minoriteteve në Irak u kërcënohet vetë ekzistenca e tyre.

Mes shembujve të përcjella me detaje janë vrasjet, dëbimet dhe përdhunimet mes komunitetit të krishterë Yazidi. Por Yazidi-t nuk janë të vetmit të krishterë në Irak. Minoritete fetare njihen edhe Kaka’i, Shabak dhe një pjesë e turkmenëve.

Hartimi i raportit nis me marrjen e Mosulit në qershor të 2014 prej militantëve ekstremistë. Menjëherë pas kësaj minoritetet ishin shënjestra e parë e xhihadistëve. “Lini Mosulin ose vdisni këtu!”, ishte mesazhi i ISIS për ta.

Një deputet irakian deklaron se të paktën 160 të krishterë u vranë në një rast të vetëm në Mosul, ndërsa të tjerë u detyruan të largoheshin vetëm më rrobat veshur në qiell të hapur. Shumë prej tyre janë zhvendosur brenda Irakut, ku sigurojnë jetesën nëpërmjet lypjes.

Top Channel