Mitrovicë, gjykata lë në burg Ivanoviçin

27/02/2015 00:00

Oliver Ivanoviç, i cili po gjykohet për krime lufte dhe urdhërimin e
vrasjes së shqiptarëve të Kosovës, do të lihet edhe dy muaj të tjerë në
burg.

Gjykata në Mitrovicë në veri të Kosovës vendosi të zgjasë burgimin e Ivanoviçit.

Ish-zyrtari i Qeverisë serbe dhe kryetari i një partie politike të serbëve të Kosovës të quajtur “Liri, Demokraci, Drejtësi”, akuzohet për krime lufte duke urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, kur supozohet që ai ishte udhëheqës i një njësie policore paraushtarake. Ai akuzohet gjithashtu se së bashku me një person tjetër ka nxitur vrasjen e shqiptarëve gjatë trazirave që shpërthyen pas luftës me 3 shkurt 2000, kur shumë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Katër të pandehur të tjerë, Dragoljub Delibasiç, Aleksandar Lazoviç dhe babai e djali Ilija dhe Nebojsa Vujaçiç gjithashtu përballen me akuza për vrasje apo tentativë vrasjeje.

Top Channel