Alonso mund të humbasë garën e parë

27/02/2015 00:00

Ndërsa të tjerët janë duke kryer testimet të njëpasnjëshme në Montmelo, Fernando Alonso ndodhet në shtëpinë e tij në Oviedo.

Piloti spanjoll i McLaren pësoi një aksident të çuditshëm gjatë testimit të makinës së re disa ditë më parë. Ish-ferraristi u përplas me bordurat anësore të pistës, jo prej shpejtësisë, as prej ndonjë defekti, por me shumë gjasa prej humbjes së përqendrimit, apo më keq akoma, mund të ketë humbur ndjenjat para se të përplasej.

Alonso u nxorr prej makinës 10 minuta pas përplasjes. Në njoftimin që pasoi McLaren qetësoi fansat se ai ishte shëndoshë e mirë. Këtë deklaratë të skuderisë britanike e konfirmuan edhe analizat e mëvonshme, ku nuk i gjet asnjë shqetësim.

Megjithatë, rregullorja e FIA-s parashikon qartë që në të tilla raste, piloti të qendrojë dy javë pushim dhe më pas t’i nënshtrohet edhe njëherë tjetër analizave nga mjekët e FIA-s. Kjo do të thotë se Alonso mund të humbasë garën e parë të kampionatit botëror, atë të Australisë që zhvillohet më 15 mars.

Top Channel