Protesta për rrugën e shembur Elbasan-Gjinar, banorët e Shushicës: Jemi të izoluar

27/02/2015 00:00

Banorët e komunës Shushicë në rrethin e Elbasanit protestojnë për
izolimin disajavor për shkak të shembjes së aksit rrugor Elbasan-Gjinar.

Banorët thonë se fëmijët e tyre prej një muaji nuk shkojnë në shkollë, ndërkohë që aksi provizor që propozohet detyron këta femije te pershkojne 15 kilometra për të arritur në shkollë.

Kryetari i komunes thote se rruga provizore perdoret per qarkullimin e mjeteve te renda mbi 40 ton, te cilat shfrytezojne nje gurore aty prane, kjo ka ndikuar ne perkeqesimin e rreshkitjeve te tokes ne kete zone dhe ne demtimin e shtepive.

Kryebashkiaku ofron Qeverisë ndihmen e pushtetit vendor, por edhe te banoreve qe te gjithe se bashku te investojne per rindertimin e kesaj rruge qe i sherben mbi 10 mije banoreve te zones se Shpatit.

Top Channel