Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen

27/02/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një
deklaratë për media u shpreh se vendi është më i pasigurt se më parë dhe
se situata aktuale e sigurisë është kritike.

Duke folur pas prononcimeve të një ditë më parë të ministrit Tahiri, Ristani u shpreh se kreu i Rendit gënjen kur thotë se nuk ka lidhje me Emiliano Shullazin, e po ashtu gënjen edhe për operacionin për laboratorin e drogës në Xibrakë.

“Ministri gënjen kur thotë se Shqipëria është më e sigurt, kur siguri kanë vetëm kriminelët dhe kur grabitjet, vjedhjet, rrëmbimet, po bëjnë kërdinë”, tha Ristani.

Sipas tij, ministri duhet të mbajë përgjegjësi për detyrën që ka dhe këtë duhet ta tregojë duke dhënë dorëheqjen.

Top Channel